Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ismet Beqiri rikthehet si deputet

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rekomanduar edhe zyrtarisht emrat për deputetë të cilët do të zëvendësojnë deputetët që u bën ministra.

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës, sipas KQZ-së në Kuvend do të rikthehet Ismet Beqiri, i cili do të zëvendësojë Arban Abrashin, i cili është emëruar Ministër i Infrastrukturës, në Qeverinë Hoti, raporton KOHA. Në zgjedhjet e kaluara, Beqiri nuk arriti të bëhej deputet. Beqiri, duke llogaritur mandatin e vitit 1998 ishte deputet në pesë mandate, dhe si sekretar i LDK-së, në dy mandate.

Po ashtu, nga ky subjekt politik edhe Visar Hoti e Faton Bislimi do të zëvendësojnë deputetët e deritashëm që morën poste në Qeveri, Driton Selmanajn, zëvendëskryeministër në Qeverinë Hoti dhe Armend Zemajn, Ministër i Shëndetësisë.

Ndërkaq, nga radhët e Nismës Socialdemokrate, në vend të Albulena Balaj – Halimajt e cila është emëruar zëvendëskryeministre, do të jetë deputetja Arbëreshë Krasniqi.

Qeveria në krye me Avdullah Hotin është e përbërë nga 20 anëtarë, ku në mesin e tyre janë 4 zëvendëskryeministra, njëri prej tyre edhe ministër, dhe 15 ministra.

Ndërkohë, KQZ-ja në mbledhje e sotme ka çregjistruar edhe katër parti politike.

Edhe Rinumërimi ia ndërpret rrugën për në Kuvend vetëm një kandidati për deputet Arbëri Rinumërimi ia ndërpret rrugën për në Kuvend vetëm një kandidati për deputet

Partia Euroatlantike e Kosovës (PEK), Lëvizja për Drejtësi (LD), Samostalna Liberalna Stranka (SLS) dhe Evropska Stranka Demokratske Akcije (ESDAK) janë katër partitë politike të cilat u çregjistruan.

Në mbledhjen e këtij institucioni u bë e ditur se arsyeja për çregjistrimin e këtyre partive politike ka të bëjë me faktin se asnjëra prej tyre nuk ka dorëzuar formularin për vazhdimin e regjistrimit të partisë, si një obligim ligjor.