Sekretari i PDK-së, Uran Ismaili, ka thënë se shkuarja e kabinetit qeveritar të Albin Kurtit në hotel në Prevallë për të hartuar programin qeveritar, është përpjekje e dështuar për ta improvizuar një program qeverisës, për të cilin siç thotë Ismaili, gënjyen se e kishin që para gjashtë muajsh.
Ai ka shkruar në faqen e tij në Facebook se gjithë këta muaj që nga përfundimi i zgjedhjeve, partnerët e koalicionit VV-LDK po del se i kanë shpenzuar për pazare për poste e jo për program.
"Vikendi në një hotel në Prevallë i Qeverisë Kurti është përpjekje e dështuar për ta improvizuar një program qeverisës, për të cilin gënjyen se e kishin që para gjashtë muajsh. Kjo tregon se tërë ata muaj negociatash mes partnerëve - nuk ishin shpenzuar fare për program e parime, por për ndarje postesh e privilegjesh. Mungesa e programit dhe buxhetit ka paralizuar institucionet e Kosovës, duke shkaktuar ngecje në çdo sektor. Për fat të keq, përveç kohës që u humb paraprakisht, pasojat e mungesës së planit do të ndjehen nga qytetarët gjatë muajve të ardhshëm", ka thënë Ismaili.
-
Ismaili s’sheh bashkëpunim PDK-LVV: Kurti e luan rolin e një fëmije të lazdruar që s’mund ta ndalë veten
-
PDK: Për një vit qeverisjeje, Kurti krijoi listë të gjatë dështimesh
-
Qeveria shtyn finalizimin e programit, kritikon opozita
-
Ismaili: Një Kosovë stabile, trashëgimi e PDK-së
-
Ismaili: Qeveria Kurti dhe ajo Hoti, qeveri të mashtrimit