Pas një kohe të gjatë, me aktivizimin e shërbimeve para dhe pasdite, është hequr edhe lista e pritjes për CT në mushkëri në QKUK.
Kështu ka deklaruar ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, përmes një postimi në Facebook, i cili po ashtu tha se deri më tani qytetarët kanë pritur deri në dy muaj që t’i diagnostikojnë shkaqet e sëmundjes së tyre.
“Tani të gjithë ata mund ta marrin këtë shërbim brenda dy ditëve. Kjo do të shkurtojë edhe kohën e qëndrimit të pacientit në spital dhe do t’i mbrojë ata nga shpenzimet e shumta financiare”, ka shkruar ministri.
Artikuj të ngjashëm
-
Krasniqi: S’ka më listë të pritjes për rezonancë magnetike
-
Publikimi i pamjeve të pacientëve nga Ismaili po konsiderohet fushatë që shkel privatësinë
-
Ismaili: Në Ministri të Shëndetësisë kemi vendosur politika që të mos vidhet
-
QKUK-ja heq listën e pritjes për Scintigrafi për tre muaj, pacientët do të trajtohen brenda 24-orëve
-
Pacientët në telashe me pritjet në Radiologji, QKUK bën përpjekje për ta shkurtuar listën e pritjes