Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili edhe një herë ka premtuar rritje të pagave për sektorin shëndetësorë.
Ka theksuar se është për t’u “përshëndetur” guximi i LDK-së për ta kundërshtuar ligjin për rritje të pagave për profesionistët shëndetësorë.
“Koston e një qeverisjeje të keqe nga LDK-ja e kanë bartur në kurriz edhe vetë qytetarët e Kosovës. Spitalet tona janë lënë në gjendje të mjerueshme, ku qytetarët kanë marrë shërbime nëpër bodrume, pacientët kanë qëndruar në shtretër me dërrasa, kurse barnat janë blerë më shtrenjtë dhe ka pasur më pak”, ka theksuar ministri Ismaili.
Lexo edhe: LDK: Koalicioni PAN përgjegjës për gjendjen në shëndetësi
Postimi i Ismailit në Facebook:
Është për t'u “përshëndetur” guximi i LDK-së për ta kundërshtuar ligjin për rritje të pagave për profesionistët shëndetësorë.
Edhe
Ministri Ismaili mblodhi të gjithë drejtorët e klinikave për t’ua dhënë një lajm që e dinë të gjithë
Në qeverisjen e kaluar kjo parti kishte tre akterët kryesorë në Qeveri: kryeministrin, ministrin e Shëndetësisë dhe ministrin e Financave dhe nuk bënë asgjë për fatin e mjekëve e as nuk përmirësuan gjendjen në shëndetësi.
Profesionistët shëndetësorë më së miri e dinë se pikërisht qeverisja e LDK-së nuk e bëri asnjë hap të vetëm për rritjen e pagave për ta.
Koston e një qeverisjeje të keqe nga LDK-ja e kanë bartur në kurriz edhe vetë qytetarët e Kosovës.
Spitalet tona janë lënë në gjendje të mjerueshme, ku qytetarët kanë marrë shërbime nëpër bodrume, pacientët kanë qëndruar në shtretër me dërrasa, kurse barnat janë blerë më shtrenjtë dhe ka pasur më pak.
Për vetëm një vit punë, sot klinikat dhe spitalet tona kanë pajisje më moderne, qytetarët nuk marrin shërbime më nëpër bodrume, i kemi ndërruar shtretërit dhe e kemi ndalur korrupsionin në blerjen e barnave.
Edhe
Ismaili, Hamza e Sejdiu premtojnë se nga dhjetori punonjësit shëndetësorë do t’i marrin pagat me rritje
Argumentimi se pse Ligji i Pagave nuk duhet kaloj sipas LDK-së është një arsyetim qyqar i kësaj partie që ta ndalin rritjen e pagave për profesionistët shëndetësorë.
Me apo pa votën e LDK-së, mjekëve dhe profesionistëve tjerë shëndetësorë do t’u rriten pagat dhe do t’u kthehet dinjiteti edhe përmes përmirësimit të kushteve të punës.
Gjithsesi, unë bëj apel që profesionistët shëndetësorë të mbahen larg lojërave politike.
Sikurse edhe më herët, edhe tash, u bëj ftesë të gjitha grupeve parlamentare që ta mbështesin reformën në shëndetësi.
Edhe
Ismaili: LDK-ja për 10 vjet shkatërroi sistemin shëndetësor, sot flet për kolaps
Rritja e pagave për profesionistët shëndetësorë është më e madhe sesa tendecat për përfitime politike.
Në fund të fundit, çdo reform bëhet për qytetarët dhe pengesa e tyre ndikon direkt në shëndetin e tyre.