Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili, ka thënë PDK-ja e ka të qartë mesazhin e qytetarëve nga zgjedhjet e 14 shkurtit.
Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se PDK-ja do të bëjë opozitë, si udhëheqëse që përfaqëson qytetarët.
Ai ka shtuar se shpreson që institucionet të formohen sa më shpejt.
“Qytetarët e Republikës së Kosovës, me votë të lirë, dëshmuan edhe një herë se vendi ynë ka ndërtuar institucione që organizojnë zgjedhje të shkëlqyeshme, shumë mbi nivelin e rajonit. PDK e ka të qartë mesazhin, dhe për ta fuqizuar shtetin e demokracinë – do të bëjë opozitë, si udhëheqëse që përfaqëson qytetarët. Ne do të jemi në shërbimin e tyre të plotë. Shpresoj që institucionet të formohen sa më shpejtë. Faleminderit të gjithë qytetarëve për pjekurinë dhe korrektësinë e treguar në procesin zgjedhor. Në veçanti, mirënjohje të pafundme për të gjithë mbështetësit, votuesit dhe aktivistët e Partisë Demokratike të Kosovës, që me devotshmërinë e tyre të pashembullt mundësuan një fushatë të jashtëzakonshme. Pas këtij kapitulli, gjëja më e sigurt nga e gjithë kjo është se ne do të jemi vetëm më të fortë”, ka shkruar Ismaili në Facebook.
-
PDK-ja paralajmëron zgjedhje të brendshme pas rezultatit të 7 qershorit
-
Ismaili s’sheh bashkëpunim PDK-LVV: Kurti e luan rolin e një fëmije të lazdruar që s’mund ta ndalë veten
-
Ismaili: Nuk është rezultati që shpresuam, por jam shumë krenar për punën ekipore e frymën pozitive
-
Krasniqi: Sot fituan qytetarët e demokracia
-
Ismaili: Është koha për ndryshim