Komunat kosovare nuk janë adresë e kërkesave të parashtruara nga qytetarët, por të subjekteve politike që qeverisin në to, shkruan sot “Koha Ditore”.
Kërkesat që parashtrohen nga të parët përfillen në masë simbolike nga pushtetit lokal, ndaj përmbajtja e punëve të realizuara nga ta nuk ndryshon që prej pasluftës. Kështu është shprehur në një intervistë për “Kohën Ditore” drejtori ekzekutiv i organizatës joqeveritare “Demokraci plus”, Valmir Ismaili.
Mungesa e planifikimeve afatgjate, sipas tij, është ndër shkaqet e mungesës së progresit në kualitetin qeverisës në nivelin lokal.
Komunave të Kosovës u mungon planifikim afatgjatë dhe në raste të rralla kur ato ekzistojnë, të njëjtat nuk zbatohen. Ai thotë se komunat rrezikohen gjithnjë e më tepër nga tendenca e nivelit qendror për të vendosur kontroll ndaj tyre, edhe nëpërmjet uzurpimit të kompetencave... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Avokati i Popullit: Politikat sociale nuk kanë arritur të jenë prioritet i qeverisjeve lokale
-
Uebfaqet e komunave jashtë funksionit, kërkojnë ndihmë nga Qeveria
-
KDI: Komunat nuk e shohin të rëndësishme pjesëmarrjen e qytetarëve në proceset vendimmarrëse
-
Asociacioni i komunave ankohet për mosbashkëpunim nga ana e Qeverisë
-
Ibrahimi: Ligji për Inspektoratin Administrativ, cenim i demokracisë lokale