Fajtorët e vdekjeve të dyshimta javëve të fundit të pacientëve në QKUK do të japin përgjegjësi, sipas ministrit të Shëndetësisë Uran Ismaili.
Në Interaktiv të KTV-së, Ismaili ka thënë se shteti është duke kryer hetimet për vdekjet e javëve të fundit dhe sapo të dalë përfundimisht rezultati dikush do të japë përgjegjësi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ka qenë rast shumë i rëndë dhe ka filluar me një rast tronditës jo vetëm për familjen por edhe për gjithë opinionin kosovar. Janë marrë disa hapa nga QKUK-ja si formimi i komisioneve. Mbi bazën e hetimeve preliminare është dyshuar se nga ka mundur të jetë shkaktari dhe MSH ka dalë prapë me komisione të tyre që të jetë një hetim paralel - një mbikëqyrës që të shohë pistat e dyshimit. Kam kërkuar që investigimet të jenë në nivelin më të lartë. Përgjegjësi duhet të jepet. Në fund duhet të na jepet një përgjigje. A ka qenë vdekje natyrale apo vdekje e ndikuar nga diçka. Kushdo që ka qenë përgjegjës duhet të japë përgjigje”, ka thënë ai.
Duke folur për gazin medicinal që po dyshohet se është shkaktari i këtyre vdekjeve, Ismaili ka shtuar se kjo është pista kryesore e hetimeve, por pas hetimeve do të kuptohet se a ka qenë fajtor SHSKUK që e ka blerë gazin, apo te kompania që e ka shitur atë.
Në fund ai ka thënë se qysh në momentin që do të merret vesh fajtori, do të ketë shkarkime dhe kërkim përgjegjësie.