Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Islami: Në Ministrinë e Kulturës duhet të shkurtohen shpenzimet e brendshme

Kandidati për deputetë nga radhët e AAK-së, Dardan Islami, ka thënë se Prishtina vuan për sallën koncertale. Ai ka thënë se është turp që ende mungojnë projekte të rëndësishme për kulturën.

Ai ka thënë se politika në kulturë është gjëja më e keqe që mund t’i ndodhë kulturës.

Islami thotë se duhet të ketë politika të qarta kulturore dhe afatgjate deri në 5 vjet.

“Fillimisht kisha fillu me infrastrukturën, duhen dy salla që urgjentisht të bëhen. Unë nuk besoj në Ministri të Kulturës që punëson shumë njerëz ku 50 për qind e buxhetit mbetet në rroga. Ka shumë burokraci të panevojshme dhe nuk ka reaguar deri tash rezultat. Duhet që të decentralizohet, të shkurtohen shpenzimet e brendshme”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se këtë vit nuk do të ketë rritje të buxhetit, por në një planifikim afatgjatë i ndihmon Ministrisë së Kulturës.

Edhe Sopi: Kultura në koma, ministri mjetet ua ndanë 5-6 organizatave të afërta me të Arbëri Sopi: Kultura në koma, ministri mjetet ua ndanë 5-6 organizatave të afërta me të

Islami ka thënë se kultura, arsimi dhe turizmi janë të lidhura.

“Duhet të ketë planifikim, kur e dimë që të gjitha, edhe turizmi malor, edhe arsimi, duhet të ndërrohen programet. Fëmijët tonë lexojnë më shumë në internet sesa mësojnë në shkollë. Kulturën e shoh si oksigjen dhe është element shumë i rëndësishëm në jetë”, ka thënë Islami.