Instituti i Shëndetit Publik i ka siguruar qytetarët se uji i pijshëm në vendin tonë është i një cilësie të lartë dhe nuk përmban sasi të mëdha të bromatit, ashtu siç alarmuan mediat italiane.
Në një artikull të një të përditshmeje italiane, duke u bazuar në deklaratat e mjekëve të forcave italiane të KFOR-it, thuhej se ushtarët italianë gjatë qëndrimit në Kosovë konsuamuan ujë kancerogjen.
“Uji i analizuar më 2015 përmbante bromat, kancerogjen i klasës 2B, në sasi prej 65/97 mikrogramë-litër. Pas arritjes sime në bazën ‘Film City’ në Prishtinë, më ishte folur shumë herë për shijen shumë të çuditshme të ujit natyror dhe mineral, që përdorej në mensën ndërkombëtare, palestër por edhe nëpër restorante dhe piceri në të gjithë bazën”, citohet mjeku nga e përditshmja italiane.
Në raport përmendet uji “Dea”. Drejtori i kësaj kompanie ka mohuar mediat italiane.
-
IKSHPK: Në disa rajone të Kosovës uji akoma i papijshëm
-
IKSHPK: Cilësia e ujit të pijshëm është brenda standardeve të parapara, të mos përdoren bunarët si zgjidhje alternative
-
Çfarë cilësie ka uji i pijshëm në Kosovë, tregon Instituti i Shëndetësisë Publike
-
Qytetarët nuk i besojnë ujit të ujësjellësit, preferojnë të blejnë ujin për pije
-
Qytetarët nuk i besojnë ujit të ujësjellësit, preferojnë të blejnë ujin për pije