Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ish-punëtorët e “Llamkosit” protestojnë para AKP-së, kërkojnë pagat e mbetura borxh

Ish-punëtorët e fabrikës ”Llamkos” në Vushtrri kanë protestuar para zyrës së Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) duke kërkuar shlyerjen e borxhit ndaj tyre.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të ish-punëtorëve të “Llamkosit”, Ragip Hasani, ka thënë se AKP-ja u ka mbetur edhe 13 paga borxh, shkruan EO.

Kjo fabrikë ishte privatizuar dy herë nga Agjencia Kosovare e Privatizimit, kurse tash gjendet në proces të falimentimit për shkak të obligimeve të mëdha që ka ndaj kreditorëve të ndryshëm.

Rreth 500 punëtorë të cilët kanë mbetur pa punë tash e katër vjet, pretendojnë të jenë kreditorë, pasi menaxhmenti i kompanisë u ka mbetur borxh disa paga ose në total 750 mijë euro.

Fabrika Llamkos, gjendet në Vushtrri. Ajo është e destinuar për përpunimin e llamarinës.

{gallery}