Ish-punëtorët e Administratës Publike të dëbuar nga puna nën masat e dhunshme në ish-Jugosllavi, paralajmërojnë dërgimin në Kushtetuese të Ligjit për Pensione të Financuar nga Shteti.
Rreth 800 ish-punëtorë të administratës që u larguan nga puna në kohën e masave të dhunshme të Serbisë, thonë se shteti po i vret për së dyti.
Sipas zyrtarëve të Ministrisë së punës, ligji është duke pësuar ndryshim-plotësime dhe se aktualisht ata po respektojnë vetëm dispozitat ligjore që janë në fuqi.
Derisa avokati i Popullit u ka dalë në krah ish-punëtorëve, në Ministrinë e Punës thonë se nuk ka asnjë bazë ligjore që të realizohen kërkesat e tyre.
Ish-punëtorët e Administratës Publike... by kohanet
Artikuj të ngjashëm