Në kuadër të pjesëmarjes në Samitin Global të Gruas në Sydney, ish-presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga u takua me Ministren e Jashtme të Australisë, Julie Bishop.
Gjatë këtij takimi, presidentja Jahjaga falënderoj Ministren Bishop për mbështetjen e vazhdueshme të Australisë gjatë proceseve të ndryshme të shtetndërtimit të Kosovës. Në veçanti, presidentja Jahjaga kërkojë përkrahje të mëtutjeshme nga qeveria e Australisë sa i përket njohjeve të Kosovës dhe anëtarësimit të saj në organizata ndërkombëtare.
Ministrja Bishop theksoj marrëdhëniet e shkëlqyera në mes të Republikës së Kosovës dhe Australisë me ç’rast shprehu gatishmërinë e institucioneve Australiane për përkrahje të vazhdueshme ndaj Kosovës në fushat si fuqizimi i rolit të gruas në shoqëri si dhe në konsolidimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.
-
Jahjaga i kërkon Obamas angazhim në forcimin e marrëdhënieve SHBA-Kosovë pas pezullimit të dialogut strategjik
-
Albright i thotë Jahjagës: Nuk e harroj kurrë mikpritjen e Kosovës
-
Jahjaga takoi ambasadoren Barishiq, flasin për bashkëpunimin Kosovë-Kroaci
-
Edhe Madeleine Albright arrin në Kosovë
-
Haradinaj i premton Jahjagës përkrahjen e Qeverisë në trajtimin e rasteve të dhunës seksuale gjatë luftës