Ish-ministri i brendshëm Saimir Tahiri do të paraqitet nesër pranë prokurorisë për krime të rënda, ku do të merret në pyetje për Emiljano Shullazin.
ABC News ka mësuar se Tahiri ka konfirmuar marrjen e flet-thirrjes dhe ka pranuar të paraqitet në prokurori, për të dhënë shpjegime për takimin me profesorin Mynyr Koni, i cili mendohet se është kërcënuar nga Emiljano Shullazi. Sipas akuzës, profesor Koni pas kërcënimit është pritur në një takim nga ministri i brendshëm I asaj kohe I cili ka premtuar zgjidhjen e çështjes. Burimet thonë se bashkë me Tahirin në takim ka qenë edhe ministria e arsimit Lindita Nikolla të cilët i kanë ofruar siguri profesor Konit për të vazhduar garën për rektor. Në prokurori, burimet thonë se është thirrur për të dhënë shpjegime për këtë fakt edhe ministria e arsimit Lindita NIkolla.
Kjo e fundit, thonë burimet e prokurorisë do të paraqitet në prokurori me cilësinë e dëshmitares.
-
Ish-ministri i Brendshëm i Shqipërisë përballet me drejtësinë
-
Shtyhet seanca për gjykimin e ish-ministrit Saimir Tahiri
-
Veseli konfirmon ftesën e Speciales ndaj Abelard Tahirit
-
Prokuroria kërkon 12 vite burg për ish-ministrin Saimir Tahiri
-
Prokuroria e Tiranës e do të pandehur, seanca për Saimir Tahirin më 21 mars