Arrestimi i bandës shqiptaro-italiane nga policia financiare e qytetit të Katanias në rajonin e Sicilisë, e cila zhvillonte aktivitetin kriminal të trafikut të armëve dhe të drogës nga brigjet shqiptare për tregun e zonës së Katanias e Sirakuzës në Itali, ka shkaktuar një termet politik në Shqipëri, shkruan sot Koha Ditore.
Kjo për faktin se Gjykata e Katanias në dosjen prej më shumë se 400 faqesh, që vulosi fatin e Moisi Habilajt dhe bandës së tij, përmend edhe emrin e ish-ministrit të Brendshëm të Shqipërisë, Saimir Tahiri. Sipas gjykatësve dhe prokurorëve italianë, Moisi Habilaj përmend Saimir Tahirin si kushëririn e tij, si mbështetës të veprimtarisë në shkëmbim edhe të parave për fushatë elektorale.
Hetimet e operacionit të policisë italiane i koduar “Rosa dei Venti”, të nisura në maj të 2015, kanë zbuluar e sekuestruar trafikimin e mbi 3.5 tonë marihuanë nga brigjet shqiptare drejt Italisë me një vlerë përfitimi mbi 20 milionë euro.
(Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)
-
Ish-ministrit të Brendshëm të Shqipërisë i komunikohen akuzat
-
Catania mbyll dosjen “Habilaj”, Saimir Tahiri s'është mes të hetuarve
-
Sekuestrohen pasuri të Habilajve
-
Llalla: Trafikantët ndihmohen nga ata që duhet t’i luftojnë
-
Përgjim i trafikantit të drogës, Moisi Habilaj: 30 mijë euro duhet t’ia dërgoj Saimir Tahirit