Ish-ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto, ka shkuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, për t’u pyetur për procedurat e rrugës Tiranë-Elbasan.
Dosja e rrugëve për të cilat deri tani janë arrestuar në dy çështje të ndryshme Dashamir Xhika, Andi Toma dhe 11 persona të tjerë, mund te prekë edhe Emond Haxhinaston, deputet i LSI-së dhe ish-ministër i Transporteve.
Hetimet nisën pasi Damian Gjiknuri bëri kallëzimin në prokurori në dhjetor të vitit të kaluar, çka lë të kuptohet se kjo dosje ka nisur të aktivizohet pas prishjes se koalicionit PS-LSI.
Ish-ministri i transporteve Edmond Haxhinasto, aktualisht deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim, është nën verifikim nga prokuroria e Krimeve të Rënda në dosjen e rrugës Tiranë-Elbasan.
-
Në Shqipëri arrestohet ish- drejtori i Rrugëve
-
Basha mirëpret aksionin për arrestimin e katër personave për dallavere me patentë-shoferë
-
Rruga Prishtinë-Podujevë, zëvendësministri Durmishi intervistohet si i dyshuar
-
Prokuroria Speciale sekuestron tri automjete lidhur me rastin e vjedhjes në Thesarin e Shtetit
-
Arrestohet me dyshimin për korrupsion ish-ministri polak i Transporteve