Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ish-kryetari i Drenasit, i pafajshëm për akuzën për keqpërdorim

Nën përcjellje të policisë e nga burgu, Nexhat Demaku të martën ka ardhur në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

Por ish-pjesëtari i UÇK-së, që është në vuajtje të dënimit për rastin “Drenica 2”, është shfajësuar për një akuzë sa ishte kryetar komune i Drenasit, raporton KTV.

Ai akuzohej për keqpërdorim të detyrës zyrtare, sepse, sipas Prokurorisë, kishte shfrytëzuar pozitën e tij, duke emëruar Mimoza Berishën si inspektore të tregut pa shpallur konkurs publik.

Kështu, sipas aktakuzës, ai i kishte sjellë përfitim pasuror të kundërligjshëm dhe e kishte dëmtuar buxhetin e komunës në vlerë prej më shumë se 18 mijë eurosh.

Sipas trupit gjykues, nuk është provuar se Demaku e ka kryer veprën penale me të cilën ngarkohej.

Në këtë rast ishte i përfshirë edhe ish-drejtori i Arsimit në Drenas, Sadik Tahiraj, i cili gjithashtu është shpallur i pafajshëm.

Edhe Lushtaku dhe të tjerët shpallen të pafajshëm në akuzën për kërcënim të dëshmitarëve Arbëri Lushtaku dhe të tjerët shpallen të pafajshëm në akuzën për kërcënim të dëshmitarëve

Tahiraj akuzohej se të njëjtën punëtore e kishte punësuar si edukatore, pa konkurs publik dhe pa përgatitje adekuate, ku më pas, me vendim të tij, e njëjta ishte transferuar në Drejtorinë e Inspektoratit, duke e dëmtuar buxhetin e komunës në vlerë prej mbi 7 mijë eurosh.

Mbrojtja e Tahirajt ka paralajmëruar se do të kërkojë kompensim të dëmit për klientin e tij.

Prokuroria kishte ngritur aktakuzë ndaj Demakut e Tahirajt në vitin 2018.