Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ish-kryeshefi i KPM-së dënohet me dy vjet burgim e 5 mijë euro gjobë për marrje ryshfeti

Ish-kryeshefi i Këshillit të Pavarur për Media (KPM), Luan Latifi, është dënuar më dy vjet burgim e 5 mijë euro gjobë për veprën penale marrje ryshfeti.

Në dënimin e shqiptuar do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak.

Vendimi ndaj tij përfshin edhe dënimin plotësues ndalim ushtrimi të funksionit në administratë publike për periudhë 3-vjeçare.

Ai është obliguar t’i paguajë edhe shpenzimet e procedurës penale.

Latifi ishte arrestuar nga Policia në qershor të vitit 2021.

Bashkë me të nën dyshimet për ryshfet ishte arrestuar edhe Arben Bilalli, ish-drejtor i Administratës dhe financave KPM.

Bilalli në korrik të vitit 2022 ishte dënuar me 140 ditë burgim efektiv dhe 12 mijë euro gjobë.

Edhe Ish-kryeshefi i KPM-së dënohet me dy vjet burgim për ryshfet LAJMET E MBRËMJES Ish-kryeshefi i KPM-së dënohet me dy vjet burgim për ryshfet

Bilalli kishte pranuar fajësinë, dhe procedura ndaj tij ishte veçuar, ndërsa Latifi ishte deklaruar i pafajshëm.

VIDEO: