Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ish-kryeministri italian D’Alema viziton Kosovën

Ish-kryeministri i Italisë në kohën e luftës së Kosovës, Massimo D’Alema do të vizitojë Prishtinën, të mërkurën.

Sipas njoftimit nga Ministria e Punëve të Jashtme, D’Alema do të vizitojë familjen Rugova dhe do të ketë takime me krerët më të lartë të shtetit.

Politikani dhe diplomati i shquar italian D’Alema njihet si njëri nga burrështetasit me karrierën më të gjatë në skenën politike italiane dhe ka qenë drejtues i njërës nga partitë kryesore të këtij vendi mik të Kosovës, ministër i jashtëm i saj dhe afro 30 vjet deputet në Parlament.

“Sot, ai është këshilltar i disa Qeverive të fuqishme ndërkombëtare. D’Alema njihet edhe për rreshtimin e vendit të tij – Italisë, anëtar i NATO-s, në favor të ndërhyrjes së armatosur në mbrojtje të Kosovës, duke vënë në dispozicion bazat ajrore të Italisë”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

Italia është njëri nga vendet me kontingjentin ushtarak më të madh në Kosovë që nga hyrja e forcave ndërkombëtare në vend në vitin 1999.