Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ish-drejtori i Doganës zgjidhet kryetar i Odës Ekonomike

Lulzim Rafuna, ish-drejtor i Doganës së Kosovës, është zgjedhur kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës.

Kryesues i Kuvendit është zgjedhur Sami Mazreku nga Byroja e Sigurimeve.

Kundërkandidatë të Rafunës ishin Ruzhdi Kurtishaj dhe Erëza Vela. 

Rafuna mori 27 vota. Kurtishaj pati 12 e Vela 11.

Kryetar i deritanishëm ishte Berat Rukiqi.

Edhe A po i ngufat bizneset ZRRE-ja? Sot në “60 Minuta” me kryetarin e OEK-ut Lulzim Rafunën 60 MINUTA A po i ngufat bizneset ZRRE-ja? Sot në “60 Minuta” me kryetarin e OEK-ut Lulzim Rafunën

Oda Ekonomike Kosovës (OEK) është organizatë e themeluar në vitin 1962 nga Kuvendi i Kosovës. OEK-u është organizatë e pavarur, jopolitike dhe jofitimprurëse. Është institucioni i vetëm i biznesit i themeluar me ligj dhe veprimtaria e OEK-ut zhvillohet mbi bazën e këtij Ligji (Ligji mbi Odën Ekonomike të Kosovës 2004/7) i miratuar nga Kuvendi i Kosovës.

Në mision, Oda Ekonomike e ka analizimin e gjendjes ekonomike në vend dhe propozimin e formave të reja e të avancuara të biznesit vendor.