Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, i ka quajtur të pavërteta deklarimet e ish-kryeministrit Isa Mustafa, rreth kompanisë "Bilfinger" dhe ndërtimit të termocentralit Kosova A.
Bosch shkroi në Facebook se ishte i përfshirë në këtë projekt dhe së bashku me ambasadat holandeze dhe gjermane, bënë “gjithçka për të bindur qeverinë se përmirësimi i katër nga pesë njësitë ishte i realizueshëm”.
Ai potencoi se për këtë s’u bë asgjë, derisa e quajti shans të humbur, prej të cilit mund të sigurohej energjia që nga 2017/18-ta.
Ish-ambasadori citoi KOHËN për deklarimet e Mustafës, ku ish-kryeministri shkroi të hënën se kompania gjermane ishte e painteresuar për Kosovën A, duke theksuar se Bilfingeri i kishte ofruar vetëm 15-20 faqe “Poëerpoint”.
-
Mustafa: Kompania Bilfinger ishte e painteresuar për rindërtimin e Kosovës A
-
Bosch për Thaçin dhe të tjerët: Duhet të lirohen në mungesë të provave, rasti të hidhet poshtë
- Mikpritja më e ngrohtë në vendin që i duhet urgjent një qeveri
-
Bosch: UÇK-ja ishte këmba e NATO-s në tokë
-
Hoxha i AAK-së: Termocentrali i ri do të mundësonte uljen e çmimeve të rrymës