Diplomati i njohur gjerman, Wolfgang Ischinger, i është kundërpërgjigjur akuzave e kritikave të ish të dërguarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, drejtuar liderit të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti.
Në një postim në Twitter, ish-ambasadori gjerman në SHBA, i ka kërkuar Grenellit “t’ia lërë Kosovën popullit të Kosovës”.
“Ric, sinqerisht: boll u përpoqe të ndërhysh. Mjaft dëme janë shkaktuar. Mandati yt ka skaduar. Lërja Kosovën popullit të Kosovës”, ka shkruar Ischinger në Twitter.
Ky shkrim ishte përgjigje e tij për postimin e Grenellit në të cilin thoshte se “populli i Kosovës meriton liri dhe prosperitet” dhe pyeste se “përse një lider do të donte ta zhbënte Kosovën?”.
Qe disa ditë, Grenell ka akuzuar Kurtin se po përpiqet të zhbëjë shtetin e Kosovës. Përplasja është vazhdimësi e polemikave që kishin të dy sa ishin në funksionet e tyre vitin e shkuar, Grenelli si ish i dërguar i Donald Trumpit për dialogun Kosovë-Serbi, dhe Kurtit si ish-kryeministër.
Edhe
Grenelli i reagon Ischingerit: Ju e siguroni jetesën duke këshilluar në politikën e jashtme
Ric, honestly: stop trying to interfere. Enough damage has been done. Your mandate has expired. Leave Kosovo to the people of #Kosovo @albinkurti @Enver_Hoxhaj @VjosaOsmaniMP @atifetejahjaga @MiroslavLajcak https://t.co/uTmT4s9sVt
— Wolfgang Ischinger (@ischinger) March 5, 2021