Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Grenelli i reagon Ischingerit: Ju e siguroni jetesën duke këshilluar në politikën e jashtme

Ish i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, i ka reaguar diplomatit gjerman, Wolfgang Ischinger, ku ky i fundit i ka thënë Grenellit që të mos ndërhyjë në punët e Kosovës.

Grenelli i ka thënë Ischingerit se e siguron jetesën duke dhënë këshilla në politikën e jashtme dhe se i ka dhënë iranianëve dhe rusëve një platformë që nuk e meritojnë.

“Mos i heshtni homoseksualët për të marrë pjesë në atë që ju bëni lirisht. Është homofobike”, ka shkruar Grenell në Twitter.

Ai gjithashtu ka thënë se ndihet i lumtur ta krahasojë progresin e tij me atë të Ischingerit.

Grenelli dhe Ischingeri kishin pasur përplasje përmes Twitterit edhe më parë lidhur me zhvillimet politike në Kosovë.

Edhe Ischinger i përgjigjet Grenellit: Boll u përpoqe të ndërhysh, lërja Kosovën popullit të vet Arbëri Ischinger i përgjigjet Grenellit: Boll u përpoqe të ndërhysh, lërja Kosovën popullit të vet

“Ric, sinqerisht: boll u përpoqe të ndërhysh. Mjaft dëme janë shkaktuar. Mandati yt ka skaduar. Lërja Kosovën popullit të Kosovës”, kishte shkruar Ischinger në Twitter.