Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Isa Mustafa fillon aktivitetet partiake, thotë ende ka nevojë për rehabilitim fizioterapik

Kryetari i LDK-së Isa Mustafa, pas kthimi nga mjekimi në Gjermani ka zhvilluar një takim me tre nënkryetarët partisë që e udhëheq si dhe dy deputetë të LDK-së, transmeton Koha.net.

Në këto takime, siç ka shkruar ai në Facebook, është biseduar për zhvillimet partiake në terren.

Mustafa në Facebook ka shkruar se “edhe për një periudhe do të kem nevojë t’i përkushtohem rehabilitimit fizioterapik në Kosovë”.

Ky është postimi i tij:

Sot, gjatë ditës, pata takim me nënkryetarët e LDK-së,Agim Veliu, Lutfi Haziri dhe Haki Rugova.

Biseduam për shumë çështje të zhvillimeve në LDK, për aktivitetet në terren dhe forcimin e rolit prijës të LDK-së në proceset aktuale në Kosovë.

Edhe Mustafa mbledh partinë një ditë pas humbjes së zgjedhjeve në Podujevë, në takim edhe Hoti Arbëri Mustafa mbledh partinë një ditë pas humbjes së zgjedhjeve në Podujevë, në takim edhe Hoti

Nënkryetarët e LDK-së kanë luajtur një rol të rëndësishëm gjatë periudhës sa isha në rehabilitim shëndetësor jashtë vendit dhe vazhdojnë me këto aktivitete, ndërkaq po forcohet uniteti brenda LDK-së dhe organeve të LDK-së.

Unë edhe për një periudhe do të kem nevojë t’i përkushtohem rehabilitimit fizioterapik në Kosovë.

Kam takuar, poashtu, edhe sekretarin e përgjithshëm të LDK-së, Ismet Beqiri si dhe kryetarin e Grupit Parlamentar të LDK-së, prof. Avdullah Hotin, me të cilin kemi biseduar për proceset aktuale në Kuvendin e Kosovës.