Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar përmes Facebookut pas numërimit të më shumë se 60 për qind të votave të zgjedhjeve të 25 qershorit.
Rama është gati që në këto zgjedhje të marrë shumicën parlamentare, ndërsa vazhdon të deklarojë se “po e merr timonin e Shqipërisë”.
Tani ai në Facebook ka shkruar të njëjtën gjë duke thënë se në moshën 53-vjeçare po bëhet shofer, për të drejtuar Shqipërinë.
“14 vjeç, u bë basketbollist.
22 vjeç, u bë piktor.
34 vjeç, u bë ministër.
36 vjeç, u bë kryetar bashkie.
41 vjeç, u bë kryetar partie.
49 vjeç, u bë kryeministër.
53 vjeç, u bë shofer”, thuhet në fotografinë që ka postuar ai në rrjetin social.
Artikuj të ngjashëm