Patriarku serb Irinej, me rastin e thirrjes së presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, për dialog të brendshëm për Kosovën, ka thënë se “Kosova nuk guxon as të tjetërsohet e as të dhurohet”.
“U bëjmë apel liderëve tanë shtetërorë që nuk guxojnë të japin pëlqimin e tyre për tjetërsim të Kosovës e Metohisë, sepse ajo që merret me dhunë, edhe kthehet, ajo që i dhurohet dikujt, ajo është e humbur përgjithmonë, dhe këtë serbët dhe Serbia nuk guxon ta lejojë të ndodhë”, ka thënë Irinej për televizionin publik serb, transmeton Koha.net.
Kujtojmë se presidenti serb Vuçiq ka bërë thirrje për dialog të brendshëm për Kosovën me qëllim të zgjidhjes së të ardhmes së Serbisë dhe popullit serb.
Artikuj të ngjashëm
-
Vuçiqi kërkon themelimin e Asociacionit, u kërkon serbëve të Kosovës “të mos dorëzohen”
-
Vuçiq: Serbisë po i kërkohet që të heqë dorë nga Kosova që të marrë një dhuratë të vogël
-
Vuçiqi thotë se nuk do të heqë dorë nga Kosova: Nuk do t’u japim asnjë centimetër tokë
-
Vuçiq: Shqetësimi më i madh i patriarkut Irinej ishte Kosova
-
Vuçiqi u drejtohet serbëve: Mos u brengosni, dorëzimi nuk është opsion