Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e tre zyrtarëve policorë për dy raste të ndara.
Në njoftimin e IPK-së të martën, thuhet se në rastin e parë, në komunën e Leposaviqit, një person ishte arrestuar për veprën “dhunë në familje”, por që ka ikur nga qendra e ndalimit.
“Bazuar në informacionet e para, i dyshuari pasi ishte dorëzuar nga zyrtarët policorë gjatë procedurës së vendosjes në dhomën e ndalimit, ishte arratisur nga stacioni policor duke ikur në drejtim të panjohur. Në lidhje me rastin ndaj dy zyrtarëve policorë është duke u zhvilluar hetim me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale ‘Mundësia e arratisjes së personave të privuar nga liria’ dhe të njëjtit me rekomandim të IPK-së janë suspenduar”, thuhet në njoftimin e Inspektoratit.
IPK-ja njoftoi se zyrtari policor në Graçanicë, dyshohet se i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore një të dyshuari, derisa po e shoqëronte me veturë zyrtare.
-
IPK rekomandon suspendimin e tre punonjësve, njëri dyshohet se u dha informacione mediave
-
Suspendohet një polic, dyshohet për dhunë në familje
-
IPK-ja rekomandon suspendimin e dy policëve për neglizhencë në vrasjen në Fushticë të Drenasit
-
Kërkohet suspendimi i dy policëve për gjuajtje me armë dhe një rreshteri që pengoi hetimin
-
Arrestohet nën dyshimin për dhunë në familje një zyrtar policor i Njësisë Speciale