Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ipeshkvia e Kosovës nis festën për Shën Terezën, qytetarët krenarë me veprat e humanistes

Me lutje dhe thirrje që të ndiqet rruga dhe veprimtaria e Nënë Terezës, është mbajtur mesha kryesore në kuadër të ditëve të festës së “Shën Nënë Terezës”.

Në katedralen e Prishtinës që mban emrin e saj, qytetarët thonë se ndihen krenarë me veprat të cilat i ka bërë Nënë Tereza.

Don Lush Gjergji në fjalimin e tij u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të luten për shpirtin e Shën Terezës dhe që të shpërndajnë dashuri ashtu siç bëri gjatë ajo tërë jetës.

Ai gjithashtu u shpreh se në ditët e sotme, fatkeqësisht jeta nuk çmohet, prandaj duhet të merret shembull jeta e Shën Terezës.

Ipeshkvia e Kosovës nga sot deri më 4 shtator do të mbajë aktivitete të ndryshme në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë.

Gjatë këtij viti, në mënyrë të veçantë po kujtohet 1-vjetori i shugurimit të Katedrales dhe 90-vjetori i nisjes së Gonxhe Bojaxhiut për misionin e saj në Kalkuta të Indisë.