Garda Kombëtare e Iowa-s planifikon të vendosë 730 ushtarë në Kosovë dhe një bllok nga 20 kombe të ndryshme, nga Lindja e Mesme e deri në Afganistan.
400 ushtarë janë nisur drejt Kosovës për të mbështetur NATO-n, që është vendosja më e madhe e Iowas në një mision që nga njësitë e para të mobilizuara në vitin 2004, transmeton Koha.net. Njësitë nga Sioux City, Johnston, Boone dhe Cedar Rapids janë përgatitur që disa vjet, ka bërë të ditur përmes një njofttimi Garda.
330 ushtatë të tjerë do të vendosen në fund të korrikut si pjesë e Artilerisë së Fushës 194, Ekipi luftarak i Brigadës së 2-të të këmbësorisë në Komandën Qendrore të SHBA-së. Kjo është një zonë me 20 vende, përfshirë Lindjen e Mesme, Afrikën e Veriut dhe Azinë Qendrore, përfshirë Afganistanin dhe Irakun.
Njësia përfshinë ushtarë nga Iowa dhe Minnesota. Derisa ceremonia e dërgimit do të bëhet e ditur më vonë.
-
SHBA-ja dërgon edhe një batalion në Kosovë
-
NATO-ja planifikon zvogëlim të pranisë në Kosovë, pas konstatimit për përmirësim të situatës së sigurisë
-
FSK-ja zhvillon stërvitje të përbashkët me ushtarët e Iowas
-
Me kërkesë të Gjermanisë, Lituania pritet t’i dërgojë rreth 40 trupa në Kosovë
-
Osmani mirëpret paralajmërimin për ardhjen e mbi 100 ushtarëve amerikanë në Kosovë