Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Invalidë të luftës protestojnë para Qeverisë

Disa invalidë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë protestuar sot për pak minuta para Qeverisë së Kosovës.

Ata janë ankuar se po u shkelen të drejtat e tyre nga ana e Qeverisë, duke mos ua paguar pagat që u takojnë, raporton KP.

Valentina Haliti, invalide e luftës, e cila në luftë kishte ardhur nga Shqipëria por sot nuk gëzon pensionin e saj që i takon me ligj.

Haliti tha se procesi i verifikimit të invalidëve është duke u zvarritur dhe për këtë arsye nuk po u njihet e drejta e pensionit.

Ish-luftëtarja e UÇK-së që tash është e martuar në Skenderaj tha se shumica e invalidëve jetojnë në kushte të tmerrshme ndërsa plot njerëz në Kosovë gëzojnë miliona.

Edhe Për një vit, listës së veteranëve që përfituan pension iu shtuan 165 persona Arbëri 7 muaj më parë Për një vit, listës së veteranëve që përfituan pension iu shtuan 165 persona

“ Qëllimi jonë është të arrijmë të drejtat tona elementare që në janë mohuar nga shteti sepse ne kemi statusin por nuk e gëzojmë të drejtën e pensionit Ne po kërkojmë që të merret parasysh cdo pikë gjaku e invalidit sepse ne nuk jemi rastësisht këtu ne jemi të gjithë me probleme shumë të rënda shëndetësore dhe statusin e kemi që në 2015 certifikatën e mbajmë në shtëpi kurse beneficionet tona nuk i gëzojmë as pensionet nuk i marrim Ne na kanë lënë as veteran as invalid sepse asnjë lloj pagese nuk kemi nga shteti” , tha Haliti.

Edhe Xhevdet Jashari, që është plagosur në luftë ka treguar se nuk gëzon as pension por as nuk është i punësuar.

“Jam momentalisht pa asnjë pagesë , kam statusin e veteranit pastaj jam i plagosur dhe kam statusin e invalidit të luftës , momentalisht jam student i fakultetit juridik në vitin e katërt dhe jo vetëm që nuk jepet pagesa mirëpo edhe në institucione tjera nuk jepet një e drejtë të shoqata e invalidëve të luftës që të jepet një përparësi për punësim apo për shkollim” , tha Jashari.

Protestës së ftuar nga disa invalidë të UÇK-së iu ka përgjigjur edhe Fejzë Hoxha. Ai tha se ka humbur njërën veshkë në luftë por që deri më tani nuk merr pagë si invalid.

Edhe Veteranët në marshin e UÇK-së kërkojnë lirimin e ish-krerëve në Hagë: Lufta jonë ishte e drejtë Arbëri 1 muaj më parë Veteranët në marshin e UÇK-së kërkojnë lirimin e ish-krerëve në Hagë: Lufta jonë ishte e drejtë

“Si pasojë e luftës në vitin 1998 e kam humbur veshkën e djathtë , me 2 dhjetor 2010 kam aplikuar në Departament, drejtori Bajram Pajaziti ka qenë aty kur mu ka drejtuar ‘urime pensionin se meriton’ mirëpo kurrë nuk e kam marr atë pension” , tha Hoxha.

Nuk është hera e parë që në Kosovë protestojnë veteranët dhe invalidët e luftës. Qeveria e Kosovës ka sqaruar se invalidët e luftës nuk mund të marrin paga përderisa nuk formohet komisioni mjekësor që përcakton invaliditetin e tyre.

Image