Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Intervistohet nga policia një person në Hajvali, dyshohet që e shtyu shkallëve bashkëshorten

Policia e Kosovës

Foto ilustrim

Një grua në Hajvali ka pranuar tretman mjekësor pasi dyshohet se pas një konflikti me bashkëshortin e saj, ai e shtyu duke e hedhur shkallëve.

Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, palët u intervistuan dhe me vendim të prokurorit u liruan më pastaj.

“Dyshohet se bashkëshorti i saj pas një konflikti që kishin pasur mes vete, e ka shtyrë viktimën duke e hedhur shkallëve. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Rasti është cilësuar si “Dhunë në familje”.