Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

“International Maarif Schools of Kosova” uron pavarësinë e Kosovës

Përveç pjesëve nga koha e luftës në Kosovë, në video janë shfaqur edhe pjesë nga pamjet e sukseseve të ndryshme të cilat i ka arritur Kosova qoftë në sport apo në fushat tjera

International Maarif Schools of Kosova me anë të një video-mesazhi ka uruar 11 vjetorin e pavarësisë së Kosovës,

Në videon e publikuar në rrjetin social Facebook të shkollës së Fondacionit turk Maarif në Kosovë, theks i veçantë është vendosur në rëndësinë e atdheut.

Përveç pjesëve nga koha e luftës në Kosovë, në video janë shfaqur edhe pjesë nga pamjet e sukseseve të ndryshme të cilat i ka arritur Kosova qoftë në sport apo në fushat tjera.

"Ky projekt, i cili përmban pamje të luftës çlirimtare bashkë me dhimbjet e përjetuara e më pas përpjekjet e përbashkëta të pasluftës si dhe rezultatet e arritura, mori lëvdatat më të mira", thuhet nga shkolla, duke treguar se ka sjellë emocione të veçanta në pjesën ku rikujtohet lufta e UÇK-së.

Në video është rikujtuar edhe simboli i luftës çlirimtare, Adem Jashari, ndërsa temë janë bërë të gjitha fushat që kanë sjellë emocione të ndryshme Kosovës.

Edhe Përfaqësuesit shtetërorë thonë se Kosova është më e fortë se kurrë LAJMET E MBRËMJES Përfaqësuesit shtetërorë thonë se Kosova është më e fortë se kurrë

Kosova pas shpalljes së pavarësisë është ngritur në këmbë dhe tani po vazhdon me vendosmëri rrugëtimin para, thuhet në deklaratën e shkollave të fondacionit Maarif, duke theksuar se "Krahas urimit për 11-vjetorin e Pavarësisë ndihemi krenarë për punën që e bëjmë për këtë shtet dhe për këta njerëz të mirë".

(Artikull i sponsorizuar nga Maarif school of Kosova)