Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka akredituar 464 vëzhgues për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 19 majit në katër komunat veriore.
Interesim të madh për t’i mbikëqyrë zgjedhjet në veri kanë shfaqur ambasadat e huaja dhe organizatat evropiane, shkruan sot Koha Ditore. Janë akredituar 12 ambasada të huaja dhe dy zyre ndërlidhëse.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoËshtë Ambasada e Amerikës, Suedisë, Francës, Belgjikës, Kroacisë, Sllovenisë, Bullgarisë, Finlandës, Gjermanisë, Çekisë, Hungarisë, Norvegjisë, si dhe zyra ndërlidhëse e Greqisë dhe Sllovakisë.
Prej organizatave të huaja, vëzhgues ka akredituar edhe Komisioni Evropian, Zyra e BE-së dhe EULEX-i.
Ndërkaq për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të vitit 2017, vetëm tetë ambasada patën akredituar vëzhgues, në nivel të Kosovës. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)