Emisioni i mbrëmjes në Kohavision vazhdon të sjellë edhe intervista të veçanta.
Këtë të hënë, në emisionin Interaktiv prej orës 23:20 transmetohet intervista nga Burgu i Dubravës, me Pashk Mirashin, ish-këshilltar i likuidatorit të Bankës Kreditore të Prishtinës. Mirashi është i dënuar me 3 vjet burgim me akuzën për përvetësimin e 200 mijë eurove të kësaj banke.
Autori i emisionit Interaktiv, Xhemajl Rexha, ka shpjeguar shkurtimisht rrëfimin për të cilin do të flasë i intervistuari.
“Rrëfimi i Mirashit ka të bëjë përveç me dënimin e tij edhe me raportet e tij me ish-prokurorin e Prokurorisë Speciale, Nazmi Mustafi, pasi që dëshmia e tij e ka futur në burg prokurorin. Mirashi, në këtë intervistë tregon se si beson që është në burg, vetëm për faktin që nuk pranoi të dëshmonte rrejshëm kundër ish-guvernatorit Hashim Rexhepi, i cili u akuzua dhe u lirua i pafajshëm. Mirashi përmend edhe emrat që thotë se komplotuan kundër ish-guvernatorit Rexhepi”, ka thënë Rexha.
Mirashi është në pritje të veprimeve nga gjyqësori pasi që beson se po mbahet padrejtësisht në burg, për paratë që thotë se janë të tij dhe tregon për borxhet që ende ia ka ish-prokurori Mustafi.
I gjithë ky rrëfim nga Dubrava, vjen i përmbledhur në emisionin që vazhdon të mbetet ndër më të shikuarit në vend: Interaktiv në Kohavision.
-
Aktakuzë ndaj një oficeri të Qendrës Korrektuese të Dubravës për marrje ryshfeti
-
AGK-ja pas dënimeve të KPM-së ndaj mediave: Vërtetim se ky institucion është kapur nga VV-ja
-
Hasani: Nuk lejojmë që masakrat të masakrohen për herë të dytë nga mercenarë
-
I mbijetuari i masakrës së Dubravës reagon për ekspozitën: Turp institucional, është një plagë që na është rikthyer
-
Intervistohet Shkëlzen Gashi nën dyshimin për “Nxitje e përçarjes dhe mosdurimit”