Prokuroria Themelore në Pejë ka njoftuar të mërkurën se ka intensifikuar veprimet për parandalimin e narkotikëve në burgun e Dubravës.
Për këtë qëllim, sipas zëdhënësit të kësaj prokurorie, Shkodran Nikçi, koordinatori për veprat penale për narkotikë në Prokurorinë Themelore të Pejës, prokurori i shtetit Ardian Hajdaraj, ka mbajtur takim koordinues me Policinë e Kosovës, përkatësisht nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, Njësitin e hetimin për trafikim me narkotikë dhe udhëheqësit e Burgut të Dubravës, lidhur me veprat penale të narkotikëve që ndodhin brenda hapësirave të kësaj qendre korrektuese.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Gjatë këtij takimi, është diskutuar për intensifikimin e veprimeve për parandalimin e trafikimit të narkotikëve brenda Qendrës Korrektuese të Burgut të Dubravës, ku gjatë diskutimeve u morën disa rekomandime të cilat do ndikojnë në parandalimin e kësaj dukurie. Disa nga rekomandimet e nxjerra gjatë këtij takimi koordinues, kanë të bëjnë me shtimin e masave siguruese brenda burgut të Dubravës. Gjithashtu, të pranishmit u pajtuan që këto rekomandime të realizohen në afatin optimal dhe njëkohësisht takimet e tilla të mbahen çdo tre muaj”, njoftoi Nikçi.