Malishevë, 17 janar - Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), Bashkim Krasniqi, ka qëndruar sot në Malishevë, ku është pritur nga kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe zyrtarja për komunitete dhe kthim, Edona Krasniqi. Me këtë rast, zëvendësministri Krasniqi, e ka vlerësuar lartë integrimin dhe jetesën e komunitetit RAE në Komunën e Malishevës, duke e quajtur si një shembull për të gjithë.
“Në Malishevë jetojnë shtatë familje, të këtij komuniteti dhe të gjithë janë të integruar, si në sistemin e arsimit, punësimit, si dhe në ofrimin e të gjitha shërbimeve, të barabartë me të gjithë popullsinë e Malishevës, pa asnjë dallim”, tha kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj.
Këtë gjendje të komunitetit RAE në Malishevë e ka vlerësuar lartë edhe zv/ministri i MAPL-së, Bashkim Krasniqi, i cili paraprakisht është takuar edhe me pjesëtarë të këtij komuniteti.--
-
Krasniqi flet për takimin me kryetarët serbë: Qeveria e gatshme për mbështetje
-
Kryetarët serbë: Në takim me ministrin Krasniqi nuk u diskutua për integrimin
-
Sveçla në Malishevë: Gjendja nën kontroll, janë evakuuar banorët
-
Gashi i KQZ-së: Një person asistoi 50 votues në Malishevë gjatë votimit
-
Krasniqi i PDK-së: Malisheva vuan për ujë si asnjë komunë tjetër në Kosovë