Procesi i integrimit për Ballkanin Perëndimor nuk ka kapërcim fazash, ka deklaruar eurokomisioneri për Zgjerim, Johannes Hahn.
Ai ka mbajtur një leksion në Vjenë ku ka folur për strategjinë e Ballkanit Perëndimor, duke pasur parasysh dhe faktin se Austria merr presidencën e radhës të BE në korrik.
“Strategjia e Ballkanit Perëndimor është parë si një dokument i rëndësishëm për të risjellë në agjendë zgjerimin e Bashkimit Evropian. Presidenca austriake është një dritare e rëndësishme mundësish”, ka thënë Hahn.
Në fund të qershorit BE pritet të vendosë për çeljen e negociatave për Shqipërinë.
Artikuj të ngjashëm
-
Nuk ka kapërcim fazash në procesin e integrimit të Ballkanit Perëndimor, thotë Hahn
-
Hahn përsërit, rekomandimi për Maqedoninë e Shqipërinë nuk ishte i nxituar
-
Johannes Hahn: Tensionet në Ballkan kapërcehen duke u përfshirë në BE
-
Hahn: BE-ja s’pranon vende që kanë probleme me fqinjët
-
Scholz viziton Ballkanin Perëndimor në qershor