Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Instituti Hidrometerologjik përfiton pajisje të reja amerikane

Instituti Hidrometerologjik i Kosovës ka përfituar javë më parë mbi 1 milion dollarë në pajisje të reja, sidomos në analizën kimike të ajrit, ndotjen e ajrit, modelime meteorologjike, etj. Këto pajisje janë siguruar nga granti i agjensionit federal Amerikan MCC, implementuar nga Fondacioni i Mileniumit i Kosovës.

MFK tashmë ka instaluar pajisje të sofistikuara të monitorimit të cilësisë së ajrit, kurse që në fillim të vitit 2020 do të nisë me trajnimin e personelit në agjensionet përkatëse për përdorimin e të dhënave në mbrojtje adekuate të shëndetit nga ndotja e ajrit. Përfitues i këtyre investimeve është edhe Instituti Kombëtar për Shëndetësi Publike.

Nënshkrimi i kontratës dhe zbatimi i shpejtë i projektit për të instaluar pajisje të sofistikuara të monitorimit të cilësisë së ajrit, si dhe trajnimin e agjencive përkatëse në koordinimin e veprimeve në bazë të të dhënave të ndotjes së ajrit, shënon një hap të rëndësishëm drejt trajtimit të një shqetësimi të thellë në Kosovë. Analizatorët e rinj dhe pajisjet tjera për monitorimin e cilësisë së ajrit të ambientit për 7 stacione nacionale të monitorimit të cilësisë së ajrit dhe sensorë të motit tashmë janë instaluar, ndërsa ky projekt është implementuar në bashkëpunim edhe me agjencionin japonez JICA.

* Artikulli i sponsorizuar