Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Institucionet shëndetësore në krizë për autoambulanca

Spitali Rajonal i Ferizajt dhe Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në këtë qytet prej disa vjetësh po përballen me mungesë të autoambulancave, ndërkohë kërkesat zyrtare dërguar Komunës dhe Ministrisë së Shëndetësisë asnjëherë nuk janë shqyrtuar, shkruan sot Koha Ditore.

Megjithatë Spitali Rajonal me vetëm 2 autoambulanca funksionale po i realizon mbi 15 intervenime urgjente brenda ditës në drejtim që QKUK-së në Prishtinë, mirëpo rritja e numrit të autoambulancave po cilësohet si e domosdoshme.

Gani Tërshana, shef i autoparkut të autoambulancave në Spitalin Rajonal të Ferizajt, ka shtruar nevojën që spitali t’i ketë gjithsej 6 autoambulanca për të funksionuar sa më mirë ky institucion.

(tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Artikuj të ngjashëm