Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Institucionet përgjegjëse për cilësinë e ajrit mblidhen nesër

Është miratuar kërkesa e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës lidhur me raportimin e të institucioneve përgjegjëse për cilësinë e ajrit .

Pas diskutimit të djeshëm brenda Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës lidhur me parametrat tejet të lartë të ndotjes së ajrit në Prishtinë dhe rrethinë, deputetja Besa Gaxherri në cilësinë e nënkryetares së Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor në mbledhjen e sotme të Komisionit ka kërkuar në emër të Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, të raportojnë urgjentisht institucionet përgjegjëse për cilësinë e ajrit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Kërkesa e deputetes Gaxherri është miratuar, andaj nesër në ora 12.00 para Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor do të raportojnë Ministrja e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, drejtori i KEK-ut, Kryeshefi i agjencisë për Mbrojtje të Ambientit, përfaqësuesit e Inspektoratit të ambientit dhe ata të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik”, njofton LDK-ja përmes një kumtese.