Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Institucionet pa zgjidhje për ujërat e zeza përballë shkollës

Rruga përballë shkollës fillore “Xheladin Rekaliu” në Podujevë vazhdon të mbetet e vërshuar nga uji atmosferik dhe fekalet. Kështu është thuajse çdoherë, sidomos pas reshjeve që prej ndërtimit të këtij objekti.

Nxënësit e kësaj shkolle detyrohen që të kalojnë nëpër ujë. Ndërkohë që komunarët e Podujevës ende nuk kanë gjetur një zgjidhje, me gjithë premtimet e tyre. E në anën tjetër, prindërit ankohen për këtë moskujdes ndaj fëmijëve të tyre.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në një mbledhje të prindërve ata e kanë përmendur edhe protestën dhe ndaljen e nxënësve nga shkolla derisa të rregullohet kanalizimi aty. Përveç kësaj, edhe rruga është shumë e ngushtë dhe mungojnë trotuaret për nxënësit, edhe pse këtë rrugë e shfrytëzojnë edhe banorët e lagjes aty afër. Zyrtarët komunalë nuk janë përgjigjur për asnjërin prej këtyre problemeve edhe pse pyetjet u janë dërguar prej datës 22 janar...(gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.