Dyshimet për keqmenaxhime të mundshme në institucionet kulturore që janë vartëse të Komunës së Prishtinës, do të hiqen së shpejti, pas përfundimit të një auditimi të brendshëm që ka filluar t’u bëhet këtyre institucioneve.
Këto dyshime i ka ngritur Auditori i Përgjithshëm, duke i precizuar edhe në Raportin e auditimit për Komunën e Prishtinës për vitin 2016, shkruan sot Koha Ditore.
Ndërkaq, zyrtarë të Komunës kanë thënë se edhe vetë kanë iniciuar auditimin e brendshëm në këto institucione, dhe ai ka nisur edhe para se të publikohej Raporti i Auditorit të jashtëm. E faktin se është duke ndodhur procesi i auditimit e konfirmojnë edhe drejtuesit e institucioneve kulturore.
Nën llupën e auditimit momentalisht janë institucionet kulturore, vartëse të Komunës së Prishtinës, si: biblioteka “Hivzi Sylejmani”, teatri “Dodona”, arkiva e qytetit si dhe Qendra Kulturore e fëmijëve.
(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Hakohet faqja e Inspektoratit të Kryeqytetit
-
Ministria e Kulturës me 137 konsulentë e rrezikim milionash
-
Auditimi evidenton shkelje të shumta në menaxhimin e parasë publike
-
RrOK: Komuna e Prizrenit godet skenën e pavarur kulturore
-
Vlerësimi i projekteve të trashëgimisë kulturore në pritje ekspertësh