Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Inspektorët në Ferizaj largojnë shitësit ambulantë nga hapësirat publike

Inspektorati i Ferizajt ka nisur një aksion për lirimin e hapësirave publike nëpër sheshe dhe rrugë të qytetit, me qëllim që qarkullimi i qytetarëve të jetë sa më i lirshëm.

Deri tashti janë liruar dhjetëra tezga statike të shitësve ambulantë, pastaj janë larguar edhe tezgat lëvizëse nëpër sheshe dhe rrugë të qytetit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ridvan Berisha, koordinator i Inspektoratit Komunal, ka thënë se këtij aksioni i ka paraprirë njoftimi me shkrim i pronarëve të tezgave një javë më parë përmes së cilës u është bërë e ditur se afati për largimin e tyre vlen deri më 25 mars në të kundërtën malli do t’u konfiskohet dhe procedohet sipas rregullativës ligjore në fuqi... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)