Zyra e informimit e Komunës së Ferizajt, nëpërmjet një komunikate shtypi, të premten, ka njoftuar se brenda pak ditësh do të nisë një aksion për lirimin e hapësirave publike me qëllim të qarkullimit të lirë të qytetarëve, përkatësisht heqjen e tezgave, reklamave që nuk kanë leje, verandave që tejkalojnë lejet përkatëse dhe vështirësojnë qarkullimin e lirë të qytetarëve.
Gjithashtu, në një fazë të mëvonshme në koordinim me institucionet e tjera, Komuna do ta nisë një aksion edhe për mbylljen e kazinove dhe objekteve të tjera të lojërave të fatit, objekte që nuk i plotësojnë kriteret ligjore dhe distancën midis institucioneve të rëndësisë së veçantë të parapara në dispozitat përkatëse ligjore.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Inspektorët në Ferizaj largojnë shitësit ambulantë nga hapësirat publike
-
Largohen panot reklamuese pa leje
-
Inspektorati i Prizrenit sërish me aksion për lirimin e hapësirave publike në “Ortakoll”
-
Inspektorati komunal largon të gjitha kioskat nga sheshi i Ferizajt
-
Ferizaj pas dezinfektimit të objekteve, nis dezinsektimin e hapësirave publike kundër insekteve