Autoritetet lokale të Malishevës, të enjten, të mbështetur dhe nga zyrtarët policorë kanë ndërprerë punën në një furre të gëlqeres, në fshatin Bardh.
Sipas njoftimit të Komunës, kjo formë e përfitimit të gëlqeres është e ndaluar me ligj.
Sipas komunikatës së Zyrës së informimit, inspektorët e Komunës së Malishevës, të udhëhequr nga drejtori i Drejtorisë, Dibran Kastrati, të enjten kanë ndërprerë punën në një furrë për përfitimin e gëlqeres, në fshatin e sipërpërmendur. Bashkë me inspektorët, në vendin e ngjarjes kanë qenë prezentë edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, si dhe zyrtarët e Policisë së Kosovës.
(Gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)
Artikuj të ngjashëm