Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Inspektorët, disa të akuzuar për keqpërdorime, disa për lidhje partiake...

Në Kosovë janë 36 inspektorate, të cilat funksionojnë në mënyrë të ndarë, e krahas rritjes së numrit të institucioneve publike dhe atyre private, numri i inspektorëve mbetet i pamjaftueshëm, raporton KTV.

Sipas një hulumtimi të bërë nga organizata “ÇOHU”, Inspektorati i Punës dhe ai Shëndetësor, nuk arrijnë të kryejnë punën e tyre.

Hulumtimi ka nxjerrë në pah se dhjetëra inspektorë janë akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Po ashtu, disa inspektorë të këtyre dy inspektorateve kanë lidhje edhe me partitë politike.

Kurse 5 inspektorë të Punës në veri të Mitrovicës, ndonëse marrin pagë, nuk punojnë fare.

Edhe Inspektorati i Punës me 36 inspektorë, 5 prej tyre në veri pothuajse fare aktivë Arbëri Inspektorati i Punës me 36 inspektorë, 5 prej tyre në veri pothuajse fare aktivë

Këtë e ka konfirmuar edhe kryeinspektori i punës, Basri Ibrahimi.

Ndërkaq, Zyra Kombëtare e Auditimit ka bërë një krahasim të punës së Inspektoratit të Punës së Kosovës dhe atij të Maqedonisë, ku thuhet se Maqedonia qëndron shumë më mirë sa i përket funksionimit dhe organizmit të Inspektoratit të Punës.