Inspektorët komunalë të Shtimes pas ankesave nga qytetarët kanë zhvilluar një aksion inspektimi në fshatin Pjetërshticë të Shtimes, ku kabllot e energjisë elektrike dhe disa shtylla të stërvjetruara po paraqesin rrezik
Ky Inspektorat ka lëshuar një aktvendim të jashtëzakonshëm për KEDS-in, në mënyrë që këto defekte të riparohen me urgjencë, shkruan sot “Koha Ditore”.
Ndryshe, sipas Inspektoratit, nëse KEDS-i nuk intervenon me urgjencë, atëherë do të merren masa ndëshkuese sipas ligjit aktual në fuqi deri në 100 mijë euro.
Sherif Sherifi, shef i Inspektoratit në Komunën e Shtimes, ka thënë se vjetërsia e shtyllave dhe sistemi i energjisë elektrike në disa fshatra po paraqet rrezik permanent për qytetarët, ndërkohë që KEDS-i nuk po i shqyrton ankesat e vazhdueshme të konsumatorëve... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Inspektorati në Shtime me aktvendim për shërbime jocilësore të KEDS-it
-
KEDS-i vendos shtyllat standarde të largpërçuesve elektrikë në Shtime
-
Edhe 65 mijë euro gjobë për njehsorët e skaduar të KEDS-it
-
KEDS-i gjobitet me 90 mijë euro për parregullsitë me njehsorët elektrikë
-
MINTI gjobit KEDS-in me 30 mijë euro për gjashtë njehsorë me afat të skaduar