Inspektorati i Komunës së Podujevës e ka rrënuar një objekt që ishte ndërtuar në fshatin Shakovicë.
Sipas një njoftimi të Komunës, objekti ishte ndërtuar pa leje dhe se rrënimi ka ndodhur pas kryerjes së procedurave ligjore.
“Sot më datën 10.09.2021, me asistencë të Policisë së Kosovës, inspektorati komunal ka ekzekutuar vendimin për rrënimin e një objekti afarist, i ndërtuar pa leje ndërtimi në fshatin Shakovicë. Ky veprim është ndërmarrë pasi paraprakisht janë kryer të gjitha procedurat konform ligjeve dhe rregulloreve në fuqi, të aplikuara nga Inspektorati i Ndërtimit, lidhur me trajtimin e objekteve pa leje. Lusim qytetarët që t’i respektojnë rregullat për ndërtim!”, thuhet në njoftimin e publikuar në rrjetet sociale të Zyrës për marëdhënie me publikun të Komunës së Podujevës.