Ekspozimi i mallrave për shitje dhe vendosja e tavolinave nga shitësit ambulantë nuk është duke u ndaluar nga Inspektorati komunal në gjitha hapësirat e qytetit të Pejës, shkruan sot Koha Ditore.
Situatën nën kontroll po e mbajnë inspektorët në Çarshinë e Gatë, ku që nga përurimi i rindërtimit të kësaj rruge tregtare vitin e kaluar, nuk është duke u lejuar më kthimi i shitësve ambulantë. Gjithashtu edhe ekspozimi i mallrave para dyqaneve, së paku përgjatë rrugëve kryesore nuk po lejohen. Ndërsa, në disa pjesë të tjera të qytetit inspektorët kohë pas kohe intervenojnë, por jo edhe me vendosmëri që t’i mbajnë të lira ato hapësira publike, sidomos nga trotuaret, që po bllokohen nga tavolinat me mallra të ekspozuara.
(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Inspektorati me aksion për largimin e shitësve ambulantë në Pejë
-
Rahovec, inspektorët komunalë ndalojnë ekspozimin e mallrave nëpër trotuare
-
Inspektorët komunalë lirojnë hapësirat publike në Mitrovicë
-
Shtohet numri i inspektorëve për mbikëqyrjen e shitësve ambulantë në kryeqytet
-
Shitësit ambulantë mbushin sheshet e Prishtinës