Arbëri

Inspektorati dënon dhjetëra gurthyes për ndotje të mjedisit në Shtime

Inspektorati i Komunës së Shtimes ka nisur inspektimin e dhjetëra gurthyesve që operojnë në këtë komunë.

Ky aksion ka rezultuar me shqiptimin e dy gjobave me nga një mijë euro për gurthyesit, të cilët kanë shkelur Ligjin për mbrojtjen e mjedisit, ndërkohë inspektimet do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vazhdim.

Sherif Sherifi, shef i Inspektoratit në Komunën e Shtimes, ka thënë se deri tashti kanë inspektuar gurthyesit në fshatin Reçak për të vazhduar edhe nëpër vendbanime të tjera.

Nga ana tjetër, OJQ “YAHR”, që monitoron zhvillimet në Komunën e Shtimes, ka dhënë disa rekomandime për zgjidhjen e problemit të gurthyesve në këtë komunë.

Bekim Krasniqi, drejtor ekzekutiv në këtë OJQ , ka thënë se ligji nr. 03/L-040 për vetëqeverisjen lokale i përcakton qartë kompetencat e komunave.

Edhe qytetarët e Shtimes po e kundërshtojnë operimin e gurthyesve brenda vendbanimeve. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)