Inspektorati i Punës, me një vendim që ka sjellë të mërkurën, ia ka anuluar Spitalit të Përgjithshëm të Pejës vendimin për emërimin e drejtorit të ri të administratës dhe shërbimeve të përbashkëta, si dhe kontratën e tij të punës, me arsyetimin se ka nxjerrë vendim të kundërligjshëm dhe te ky konstatim ka ardhur Inspektorati i Punës pas evidencimit të shkeljeve ligjore të punëdhënësit, në këtë rast Spitali i Përgjithshëm i Pejës.
Me këtë vendim të Inspektoratit të Punës, që e ka siguruar “Koha Ditore”, obligohet Spitali i Pejës që brenda tetë ditëve ta shfuqizojë vendimin e datës 24 shtator 2019, si dhe kontratën e punës me kohë të caktuar, që mban të njëjtën datë, për pozitën e drejtorit të administratës dhe shërbimeve të përbashkëta për punëtorin Naim Sahiti, shkruan sot “Koha Ditore”.
Sipas këtij vendimi, arsyet e shfuqizimit të këtyre dy vendimeve janë shkeljet e evidencuara të dispozitave ligjore të konkursit të përcaktuara me Udhëzimin Administrativ nr. 07/2017 për rregullimin e procedurave të konkursit për sektorin publik.
“Këto vendime janë të kundërligjshme me nenin 95 të Ligjit të punës nr. 03/L-212, të Udhëzimit Administrativ 07/2017 për rregullimin e procedurave të konkursit të sektorit publik, si dhe dispozitës së statusit të Spitalit të Përgjithshëm të Pejës”, thuhet, mes të tjerash, në këtë vendim prej katër faqesh.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Punëtorët e Spitalit të Pejës ankohen për dallavere në konkurs, inspektorati e anulon
-
Ministria dhe Instituti Albanologjik në përplasjen e radhës për drejtor
-
Padi ndaj Qeverisë, kërkohet anulimi i vendimit për emërim të drejtorit të IKAP-it
-
Institucionet shëndetësore me ushtrues detyre, disa e kanë tejkaluar afatin ligjor
-
Anulohen konkurset për drejtorë, spitali i Ferizajt qe katër vjet me u.d. - i Mitrovicës qe dy